Prag Partizani-Skënderbeu, një minutë heshtje për Dorian Tahirllarin

schedule20:10 - 3 Qershor, 2020

schedule 20:10 - 3 Qershor, 2020

Partizani pret në “Selman Stermasi” ekipin e Skënderbeut, në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Superiore. Para fillimit të kësaj sfide, dy skuadrat kanë mbajtur një minutë heshtje për Dorian Tahirllarin.

18 vjeçari u nda nga jeta pak ditë më parë, duke humbur betejën me sëmundjen. Një lajm tragjik për futbollin shqiptar ishte ndarja nga jeta e talentit të moshave të Skënderbeut.

Tahirllari arriti të luante me Skënderbeun U17 dhe ëndrra e tij e madhe ishte të aktivizohej me ekipin e parë. Atë ai nuk e realizoi kurrë, duke ikur e lënë të pikëlluar miqtë, familjarët dhe shumë njerëz të tjerë që u njohën me historinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!