Prag ndeshje me Moldavinë, Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim

schedule16:26 - 16 Nëntor, 2023

schedule 16:26 - 16 Nëntor, 2023

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Euro 2024, kundër Moldavisë në shtëpinë e tyre, sfidë e cila starton në orën 18:00.

Për kombëtaren tonë është si një finale, fitorja ose barazimi do të na çonin direkt në Berlin. Pak çaste më parë, ka qenë trajneri Sylvinho i cili ka folur në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, së bashku me Berat Gjimshitin, kapitenin tonë.

Si fillim, ka qenë kapiteni i kombëtares shqiptare i cili ka folur për mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Ka kujtime sidomos kur je në aeroplan dhe ke në dorë kualifikimin, ka qenë një ndjenjë e mirë dhe duhet ta përsërisim, janë shumë lojtarë që se kanë përjetuar, por do vijmë këtu dhe do japim gjithçka në fushë. Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësoj, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë që jemi shumë afër por sduhet të harrojmë sa jemi mundur dhe të bëjmë ëndrrën realitet.

Ka për të qenë e vështirë siç kanë qenë të tjerat, jo vetëm si me moldavët. Deri në minutën e 60 kur Asani shënoi supergolin në “Air Albania” nuk patëm shumë raste, e dimë vështirësinë në këtë garë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Besoj që i gjithë ekpi du hyjë në fushë për barazim, dhe ndonjë ekip që është më e dobët nuk do hysh me synimin për 1 pikë, ne kemi në mendje për 3 pikët dhe kështu do të jemi dhe nesër se nëse sjemi ashtu kemi mundësinë për të gabuar më shumë”, deklaroi Gjimshiti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!