Presidenti francez Emmanuel Macron pati një bisedë telefonike 1-orë e 40-minutëshe me homologun e tij rus Vladimir Putin sot në një përpjekje për të zbutur tensionet në krizën ruso-ukrainase.
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha sot homologut të tij rus Vladimir Putin se një “dialog i sinqertë nuk është në përputhje me një përshkallëzim (ushtarak)” në kufirin ukrainas, raportoi Elysee, pas një bisede telefonike 1 orë e 40 minuta midis dy liderëve.
Macron dhe Putin “të dy shprehën dëshirën për të vazhduar dialogun përmes “rrugëve për të promovuar zbatimin e marrëveshjeve të Minskut” për Donbasin dhe për “kushtet e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, shtoi presidenca franceze.
Presidenti francez “përcolli gjithashtu shqetësimet e partnerëve dhe aleatëve të tij evropianë”, thuhet në deklaratë.
Thirrja telefonike, e cila filloi në orën 12:30 me orën franceze, paraprihet nga një komunikim që pritet të ndodhë më vonë gjatë ditës së sotme mes presidentit amerikan Joe Biden dhe Vladimir Putin.
Macron-Putin, u takuan për më shumë se 5 orë të hënën në Kremlin. Emanuel Macron më pas udhëtoi për në Kiev të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, më pas në Berlin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, nuk dha detaje të mëtejshme mbi thirrjen./abcnews.al/