Prag Krishtlindje/ Rama uron besimtarët: Ju uroj bekime dhe festa të bardha

schedule19:56 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 19:56 - 24 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Krishtlindjes. Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i qeverisë uron të gjithë qytetarët për bekime dhe festa të bardha.

“Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha@Muzeu “Onufri”, Berat”, shkruan Rama.

Sakaq, 25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën. Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës. Betlehemi është qyteti i lindjes së Krishtit para dy mijë vjetësh, i cili erdhi në jetë në një kasolle./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!