Prag Krishtlindje/ Ferdinad Samarxhi: Të tregohemi më të mirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin

schedule19:28 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 19:28 - 24 Dhjetor, 2023

TIRANË- “Ndihmoni të varfrit dhe tregohuni solidarë me njeri tjetrin”. Ky ishte mesazhi, që përcolli Papa Françesku në prag Krishtlindjesh. Ati i Shenjtë tha se mendimet e tij në këto festa shkojnë për ata që po vuajnë pasojat e luftës.

Gazetari Ferdinand Samarxhi, ishte i ftuar në ABC News për të folur për këtë festë, e cila mbush zemrat e besimtarëve anë e mbanë botës, ndërsa luten për shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Ai tha se Krishti lind në mesnatë dhe besimtarët e presin këtë lajm si një ngjarje, e cila më pas “do t’u ndriçojë shpirtin e tyre”.

“Krishtit që lind sot në këtë mesnatë, ku besimtarët e presim këtë lajm si një ditë që do të ndriçojë shpirtin e tyre. Krishti lind i thjeshtë dhe i pa mëkatuar. Krishti lind dhe do të përçojë mesazhin e madh. Ai do të shkojë në kryq dhe të marrë të gjitha mëkatet e njerëzimit. Të tregohemi më të mirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai u shpreh se të gjitha vendet perëndimore e kremtojnë Krishtlindjen më 24 dhjetor sipas kalendarit Gregorian.

“Në të gjithë botën kremtohen sipas kalendarit gregorian, i gjithë perëndimi e feston sot, në 24 dhjetor”, tha ai.

Në mesazhin e Papës nuk mungoi apeli për më shumë dashuri dhe respekt mes njerëzve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!