Prag festave të fundvitit, Covid ul fluksin e emigrantëve në Kakavijë

schedule09:54 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 09:54 - 21 Dhjetor, 2020

Ndonëse në prag të festave të fundvitit, situata në pikën kufitare të Kakavijës duket tepër e qetë. Ndryshe nga vitet e kaluara numri i ardhjes së emigrantëve apo edhe daljeve në shtetin fqinj Greqi është i ulët kjo për shkak të Covid-19.

Gjate 24 orëve në këtë pikë doganore ka pasur një volum normal aktivitetesh. Në total në këtë pikë kufitare janë përpunuar një numër prej 1184 individësh, nga të cilët 760 kanë hyrë për në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë 424  kanë dal drejt vendit fqinj Greqisë, kryesisht këta të fundit janë persona të cilët udhëtojnë me kontrata pune në mënyre sezonale. /abcnews.al