Kur thua Argjentina, menjëherë mëndja shkon te Lionel Messi. Një legjendë e gjallë e futbollit dhe i nevojshëm si ajri për kampionët e botës në fuqi.
Jo vetëm golat, tetë nga 14 e realizuar nga “albiceleste” në pesë ndeshjet e këtij Botërori, por edhe për lidershipin e treguar nga ai sidomos në dy ndeshjet e fundit kundër Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit, dy rivalë larg spresorit të Argjentinës, por që e bënë atë të vuante shumë.
Nga këto mësime të marra, Lionel Scaloni dhe të besuarit e tij duhet të nisen në çerekfinalen kundër Zvicrës, që do të japë biletën e fundit për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Argjentinasit e dinë mirë që helvetët kanë tjetër nivel nga kundërshtarët e mëparshëm dhe një lojë e ngadaltë si ajo në paraqitjet e fundit i shkon për shtat atyre. Ndryshimi i vetëm i Scaloni do të jetë në sulm, me Lautaro Martinez në rolin titullarit në krah të Lionel Messi. Asnjë risi tjetër, ku Paredes do ta nisë sërish nga fillimi, bashkë me De Paul, MacAllister dhe Enzo Fernandez në një mesfushë plot muskuj.
Nga ana tjetër, Zvicra beson se i ka në rregull letrat e saj për të besuar te suksesi. Trajneri Murat Yakin duhet t’i bëjë sërish llogaritë pa zbulimin Manzambi.
Sulmuesi u shfaq duke ecur me vështirësi në senacën e fundit stërvitore dhe pritet ta ndjekë sfidën nga pankina.
Tekniku zvicerian pritet t’i përgjigjet mesfushës së ngjeshur të Argjentinës me eksperiencën e kapitenit Granit Xhaka, Freuler dhe Rieder. Për më shumë shpejtësi në krahë pritet të luajnë Ndoye dhe Vargas, që ndihmë të Embolo në majën e sulmit.
Sa i përket parashikimeve, Argjentina niset sigurisht si favorite, por jo aq sa pretendentët e tjerë në këtë fazë të “Botërorit 2026”.
/abcnews.al/



