PR nis përgatitjet për fushatë, Mediu: Të ndërtojmë shpresën për Shqipërinë Evropiane

schedule09:39 - 4 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 4 Tetor, 2020

Partia Republikane, në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore te 2020, ka formuar Këshillin Politik, ku do të diskutohen idetë, platforma dhe programe për zgjedhjet e ardhshme.

Intelektualë nga të gjitha fushat, juristë, ekonomistë, inxhinierë, gazetarë e biznesmenë, u mblodhën dhe diskutuan me kryetarin Fatmir Mediu dhe anëtarë të kryesisë në lidhje me atë që do të jetë dhe boshti  fushatës, si dhe hodhën idetë e para për programin elektoral të republikanë.

Mediu u shpreh i entuziazmuar nga prezenca e rinisë, plot vullnet dhe optimizëm për të sjellë ndryshimin e madh që Shqipëria kë nevojë.

Në takimin e Këshillit Politik të Tiranës, Mediu theksoi: “Është kënaqësi që qindra të rinj dhe të reja i janë bashkuar Partisë Republikane. Një masë e madhe e juaja që kanë studiuar jashtë Shqipërisë në Universitet me të mira me Amerikë dhe Evropë apo në Universitetet shqiptare  me dëshirë për tu bërë pjesë e politikës në një moment të rëndësishëm për ndryshimin e domosdoshëm që ka nevojë për njerëz të rinj, për të ndërtuar një shtet që i takon shqiptarëve dhe jo regjimit te korruptuar te Edi Ramës.

Partia Republikane është një parti e djathtë dhe e djathta ka nevojë për historinë e saj, atyre që qëndruan kundër regjimit komunist, të përndjekurit politik, pronarët e ligjshëm, përfaqësuesit dhe besimtarët në Zot dhe padyshim kjo histori 30 vjeçare e të djathtës qe drejtoi ndryshimet demokratike, hapi Shqipërinë me perëndimin, e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe liberalizojë vizat me BE, zhvilloi një infrastrukturë të jashtëzakonshme nen lidershipin e z Berisha. Një histori që na bën krenare që si Republikan kemi qenë në krah të PD në këto ndryshimeve me Partinë Demokratike ne qeveri, por dhe në opozitë.

Sot duhet të marrim një përgjegjësi tjetër, e cila veç historisë dhe njerëzve që bën atë ka nevojë për intelektuale të rinj që I bashkohen vlerave te djathta, Partisë Republikane në përpjekjen jo të thjeshtë për të larguar të keqen e Rilindjes së Ramës, por për të ndërtuar shpresën për Shqipërinë Evropiane.

Partia Republikane si mëshirim i luftës për të garantuar një shtet që I shërben lirive dhe të drejtave të shqiptareve, respektimin e pronës, private një qeverisje të vogël, taksa të ulëta, forcimin e familjes si vlera baze e shoqërisë shqiptare, shërbimin ndaj interesave kombëtare duke kapitalizuar rolin tonë si vend anëtar i NATO-s, besimin në Zot si një vlerë që na shërben për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin.

Këto vlera duhet të bëhen pjesë e diskutimit të këtij Këshilli Politik, duke I shtuar energjinë dhe mendimin e rinisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë Evropiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!