Policia parandalon krimin në familje në Cërrik

schedule11:15 - 22 Gusht, 2018

schedule 11:15 - 22 Gusht, 2018

Cërrik- Një krim në familje është parandaluar nga policia. Bashkëshorti ka dhunuar gruan dhe kjo e fundit e ka kërcënuar me armë zjarri duke qëlluar në ajër me automatik.

Sipas policisë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./tvklan.al