PAMJET/ Vrasja e 2 vëllezërve në Durrës, si i gjeti policia makinën dhe armët e krimit

schedule11:41 - 1 Maj, 2020

schedule 11:41 - 1 Maj, 2020

Policia e Shtetit komunikoi sot se është zbardhur vrasja e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia pak ditë më parë në Durrës. Në pranga ka rënë Altin Ndoci, 33 vjec banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  K.A, 22 vjec banues në Durrës.

Njëri prej të arrestuarve, Ndoci është emër i njohur për policinë. Ndërkohë, dyshohet se dy personat e arrestuar janë edhe autorët e vrasjes së dyfishtë në Durës, më 2 Mars, ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.

LEXO EDHE: Zbardhet vrasja e vëllezërve në Durrës, arrestohen 2 autorët e dyshuar

Ndërkohë, policia ka sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak dhe 12 aparate celular. Nga pamjet e operacionit të koduar “Shën Vlash”, shihet se edhe automjeti i përdorur për kryerjen e krimit, i cili po ashtu është sekuestruar .

Policia njoftoi se në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!