Harry Styles theu tabutë pak ditë më parë, pasi pozoi për revistën “Vogue” i veshur me një fustan. Të shumtë ishin ata që e përkrahën vendimin e këngëtarit britanik, por shumë të tjerë e kritikuan ashpër. Personazhe të njohur publikë si Candace Owens dhe Ben Shapiro pretenduan se imazhet nuk ishin vetëm fyese, por njollosnin dhe figurën e burrit.
Këngëtari britanik ka përsëritur shpeshherë se ai nuk vendos kufij kur bëhet fjalë për veshjen. Sipas tij, dashuria për modën e ka bërë atë të eksperimentojë dhe të ndihet si një superhero me çdo veshje. Në intervistën për “Vogue” Styles zbuloi sekretin prapa dashurisë së tij për modën dhe çfarë kuptimi kanë veshjet për të, pavarësisht nga gjinia. /abcnews.al
V