Pozitivë me COVID dhe në Kategorinë e Parë, dy futbollistë në karantinë

schedule21:16 - 20 Qershor, 2020

schedule 21:16 - 20 Qershor, 2020

Tjera raste pozitive me COVID-19 në futbollin shqiptar. Dy futbollistë të ekipit Shënkolli, që militon në Kategorinë e Parë, dyshohen se janë pozitivë me Koronavirus, për shkak se kanë pasur një takim me një person të infektuar një javë më parë.

Burime pranë klubit konfirmojnë se dy futbollistët që dyshohen se janë të prekur me COVID, kanë kryer tamponët dhe janë vetë-karantinuar, ndërsa nesër, do të dalin dhe përgjigjet për testet e tyre.

Në elitën e futbollit shqiptar, Superiore, futbollist pozitiv me COVID ishte Eridon Qardaku, talenti i Bylisit, por pas testit të dytë, ai doli negativ dhe i shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!