Pozitiv me Covid-19 për herë të dytë, Brazili humbet shërbimet e 27-vjeçarit

schedule19:09 - 15 Nëntor, 2020

schedule 19:09 - 15 Nëntor, 2020

Lajm i keq për Brazilin dhe Manchester United. Alex Telles, mbrojtësi 27-vjeçari i krahut të majtë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lojtari latin u infektuar me koronavirus në muajin tetor dhe tani ka dalë sërish pozitiv në tamponin e kryer pas ndeshjes me kombëtaren.

Brazili fitoi 1-0 mëngjesin e djeshëm me Venezuelën (Firminho), takim për llogari të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Telles iu nënshtrua testit pas përfundimit të takimit, përgjigja doli pozitive dhe lojtari anësor është futur menjëherë në karantinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!