Shumë tifozë të Chelsea e shanë ekipin në minutat e fundit të humbjes 1-0 të Bluve në shtëpi kundër Southampton.
“Unë jam i sigurt se ka njerëz atje që mendojnë se unë jam problemi”, i tha Graham Potter shtypit kur u pyet për reagimin e mbështetësve, siç citohet nga gazetari Simon Johnson.
“Unë nuk jam aq arrogant sa të them se mendimi i tyre nuk ia vlen të artikulohet. Detyra ime është të ndihmoj ekipin dhe të punoj në një periudhë të vështirë”, tha Potter. /G.D abcnews.al/