Graham Potter foli për vështirësitë e punës te Chelsea duke pasur parasysh rrezikun e shkarkimit.
“Kritika pranohet duke pasur parasysh rezultatet tona. Kështu duhet të ishte, me të drejtë. Klubi ka pasur gjithmonë një qëndrim pozitiv dhe respektues.
Kjo nuk do të thotë se është e lehtë këtu. Familja vuan, është e vështirë psikologjikisht, nuk është e lehtë për mua personalisht. Askujt nuk i intereson.
Është vërtet e vështirë. Disa javë më parë, thashë se [menaxhimi i Chelsea] ishte puna më e vështirë në futboll dhe për arsye të mirë. Disa lojtarë me përvojë në skuadër më thanë se kishin parasezonin më të keq të jetës së tyre. Turi veror nuk shkoi siç ata donin”, tha trajneri i Chelsea. /G.D abcnews.al/