Postonte foto nga klasa me nxënësit, mësuesen e pushojnë nga puna se ishte “shumë seksi”

schedule15:50 - 6 Shtator, 2022

schedule 15:50 - 6 Shtator, 2022

Një mësuese e një shkolle fillore në SHBA ka pretenduar se ajo është larguar nga puna, pasi dukej “shumë seksi”, duke shtuar se është ngacmuar nga prindërit dhe kolegët.

33-vjeçarja Patrice Brown nga Atlanta tha se gjithçka filloi në vitin 2016, kur ajo filloi të postonte foto në internet nga brenda klasës së saj, ku pozonte pranë nxënësve të rinj.

Fotot u bënë menjëherë virale së bashku me hashtag-un #TeacherBae dhe pikërisht aty mori qortimet e para për veshjen e fustaneve të ngushta që i nxirrnin në pah të pasmet.

Ajo i injoroi komentet dhe këmbënguli se rrobat e saj ishin në përputhje me kodin “të paqartë” të veshjes për mësuesit. Megjithatë, gjashtë vjet më vonë, drejtori e thirri atë në zyrë për herë të fundit.

Aty ai deklaroi se duhet ta pushonte sepse ishte “shumë seksi” për një punë në shkollë.

“Unë shkoja gjithmonë në punë dhe bëja foto në klasë, duke treguar se sa shumë e dua punën time dhe dukesha bukur ndërsa mësoja fëmijët”, tha Patrice Brown nga ana e saj për t’u mbrojtur.

Në të njëjtën kohë, ajo shtoi se mësuesit shpesh ngacmohen për pamjen e tyre nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe veçanërisht në klasat më të mëdha, nga nxënësit.

Ajo gjithashtu theksoi se ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët.

Që atëherë ajo ka gjetur një punë në një shkollë tjetër dhe mëson fëmijët njëvjeçarë, ndërsa thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën se si ajo shfaqet në punë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!