“Poshtë komunizmi”! Protestuesit zbarkojnë para Kryeministrisë, nis hedhja e kapsollave

schedule18:36 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 18:36 - 12 Dhjetor, 2020

Nis grumbullimi i protestuesve përpara Kryeministrisë. Në afërsi të selisë së qeveria janë mbledhur një grup të rinjsh. Me thirrje dhe pankarta ata shprehen se kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë që filluar edhe hedhja e kapsollave. Masat janë të shtuara në të gjithë bulevardin për të identifikuar protestuesit nëse do të ketë dhunë, por edhe për ta parandaluar.

Tre net më parë radhazi u zhvilluan protesta në kryeqytet përpara Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme dhe drejtorisë së policisë së Tiranës. Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!