Siguronte lëndë narkotike Kanabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari Jashar Çepele.
Policia sekuestroi 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale: në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza); 1 peshore elektronike; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike; 2 celularë./abcnews.al

