Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Posedonin dy mina me telekomandë për ngjarje kriminale/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë

schedule12:35 - 9 Shtator, 2025

schedule 12:35 - 9 Shtator, 2025

Dy të rinj, një 28-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonin dy mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

25-vjeçari Jaser Shaba, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. 25-vjeçari ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale.

Kurse 28-vjeçari Gert Haxhija, gjithashtu banues në Shkodër është arrestuar pasi dyshohet se përkrahte Jaser Shaba duke e ndihmuar të fshihej. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!