Kryetari i ri i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, posedon në mënyrë të paligjshme shtetësinë serbe, shkruan Pobjeda, për shkak se e ka marrw në vitin 2009, pasi Mali i Zi shpalli pavarësinë.
Sipas ligjit malazez për shtetësinë, ai humb automatikisht shtetësinë malazeze dhe nuk mund të jetë kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.
Në certifikatën e nënshtetësisë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë për Andrija Mandiç, të publikuar nga Alternativa Crna Gora, thuhet se Mandiç është shtetas i Republikës së Serbisë dhe se “është i regjistruar në regjistër të qytetarëve në zonën e vendbanimit Stari Grad për vitin 2009, me numër rendor aktual 1229”.
Mali i Zi ka kërkuar konfirmim nga Serbia që në korrik, po nuk ka marrë pergjigje./abcnews.al.