Parlamenti i Portugalisë zgjati bllokim mbarëkombëtar deri në mes të shkurtit, pasi situata e pandemisë është përkeqësuar.
Kryeministri Antonio Costa pranoi gabimin që ka bërë me menaxhimin e pandemisë që ka sjellë rritjen e shifrave në vend, ndërkohë që spitalet janë drejt kolapsit.
Me 10 milion njerëz, Portugalia raportoi një rekord me 303 vdekje COVID-19 dhe 16,432 raste të reja të enjten, dhe tani ka mesataren më të lartë në botë për frymë.
Costa i tha transmetuesit TVI se brenda natës situata ishte “jo e keqe, por e tmerrshme…dhe ne do të përballemi me këtë moment më të keq për disa javë më shumë”.
Situata është përkeqësuar sepse qeveria e tij relaksoi masat kufizuese midis Krishtlindjeve dhe fundit të vitit, tha ai, ndërsa vendi tani po ndeshet me një variant të ri të virusit të zbuluar për herë të parë në Britani.
“Sigurisht që kishte gabime: shpesh mënyra se si e transmetoja mesazhin te portugezët … dhe, kur marrësi i mesazhit nuk e kuptonte mesazhin, atëherë është faji i dërguarit,” tha ai. “Bllokimi duhet, në parim, të fillojë zvogëlimin e numrave të infeksioneve javën e ardhshme, shtoi kryeministri. g.v/abcnews.al