Portugalia shumë e fortë, Shqipëria U-17 e nis ters

schedule17:48 - 13 Nëntor, 2019

schedule 17:48 - 13 Nëntor, 2019

Shqipëria U-17 ka nisur sot rrugëtimin e kualifikuesve të Euro U-17. Kuqezinjtë e vegjël janë ndeshur me moshatarët e Portugalisë dhe janë mposhtur me rezultatin 4-0. Luzitanët ishin shumë të fortë për kombëtaren tonë dhe shënuan nga dy gola për çdo pjesë.

Fereira në minutën e 26-të i dha avantazhin Portugalisë, ndërsa 10 minuta më vonë, Nabian çoi shifrat në 2-0. Me këtë rezultat, u mbyll dhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Portugalia arriti të shënojë dhe dy herë të tjera.

Në minutën e 53-të, Fernandes çoi shifrat në 3-0, ndërsa golin final të sfidës, e shënoi Gomes, në minutën e 87-të. Me këtë fitore, Portugalia merr kreun e grupit me 3 pikë dhe +4 golaverazh, ndërsa Shqipëria renditet në vend të fundit./abcnews.al

Euro U-17

Portugali – Shqipëri  4-0
Fereira 26’, Nabian 36’, Fernandes 53’, Gomes 87’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!