Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portugali, dy viktima pas përmbytjeve masive

schedule12:42 - 18 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 18 Shkurt, 2026

Një çift, i cili ishte ishte zhdukur për një javë, u gjet i vdekur në një makinë në veri të Portugalisë, në një zonë që ishte përmbytur nga moti i keq që ka goditur vendin gjatë javëve të fundit, njoftuan sot autoritetet.

“Makina e çiftit u zbulua me rënien e nivelit të lumit Mondego, pranë një fshati në komunën e Figueira da Foz”, njoftoi  xhandarmëria lokale për agjencinë e lajmeve Lusa duke sqaruar se në këtë fazë nuk mund të përcaktohej nëse vdekjet ishin të lidhura direkt me përmbytjet që ndodhën në këtë rajon javën e kaluar.

Portugalia u godit nga fundi i janarit nga një seri stuhish, që kanë shkaktuar të paktën shtatë vdekje, sipas të dhënave zyrtare të mbrojtjes civile.



Mediat lokale raportojnë një bilanc më të rëndë, deri në 18 viktima direkte dhe indirekte.

Kushtet e motit janë përmirësuar që nga e shtuna, por vendi vazhdon të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga erërat e forta dhe reshjet e mëdha të javëve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!