Portreti i Marilyn Monroe shitet në ankand me çmimin rekord

schedule19:36 - 10 Maj, 2022

schedule 19:36 - 10 Maj, 2022

Një portret i Marilyn Monroe nga Andy Warhol u shit për 195 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit Christie në Nju Jork.

Portreti i vitit 1964 është pjesë e serisë së portreteve që artisti i bëri Monroe-s, pas vdekjes së saj. Ai u mbajt në koleksionin e tregtarëve të artit zviceran Thomas dhe Doris Ammann.

Warhol e pikturoi atë menjëherë pas vdekjes së Monroe në 1962 nga mbidoza, është pjesë e një serie prej pesë portretesh të Monroe-s që ai pikturoi, të cilat u bënë të njohura si seria “Shot”.

Shitja theu rekordin e mëparshëm për një vepër arti amerikane. Në një ankand të vitit 2017, një pikturë e vitit 1982 nga Jean-Michel Basquiat u shit në ankand prej 110.5 milionë dollarësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!