Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Porto Romano, skenari që kërkon ta pengojë/ Petraj: SPAK ka rënë në lojën e PD! Gazetari: Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve

schedule23:46 - 11 Mars, 2026

schedule 23:46 - 11 Mars, 2026

TIRANË- Porti i ri në Porto Romano do të ndërtohet pavarësisht se kompania e vetme është tërhequr nga gara.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se arsyeja e daljes së kompanisë nga gara ishin kostot e larta të ndërtimit.

Kjo u paralajmërua tre ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili përpara grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pati një deklaratë të fortë kur tha se nuk kanë munguar tentativat për të penguar projektin.



Pa përmendur emra konkretë, Rama u shpreh se mazhoranca e di tashmë se kush janë ata.

Avokati i njohur Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” duke komentuar debatin mbi Porto Romanon u shpreh se Struktura e Posaçme ka rënë pre e lojës së Parisë Demokratike. Ai e konsideroi “qesharake” veprimin SPAK, i cili ka nisur të hetojë një tender që nuk është bërë.

“Më duket non sens gjithë kjo situatë, SPAK ka rënë komplet në lojën e PD. Po kryejnë veprime mbi dosje, që akoma nuk janë kryer hapat finalë për dosjen e plotë. Qesharake është fakti që të hetohet një tender, i cili nuk është bërë. Ka humbur serioziteti edhe i kësaj vorbulle. e shikoj të paragjykuar të gjithë procesin.  Struktura e posaçme ka rënë komplet në një lojë të opozitës, me kallëzime dhe gënjeshtra”, tha ai.

Sa i takon protestës së PD, të paralajmëruar për t’u zhvilluar për t’u mbajtur të enjten para Kuvendit, avokati tha se kjo protestë financohet nga shërbimet sekrete ballkanike. Sipas tij, këto protesta kanë për qëllim destabilizimin e Shqipërisë.

“Skenar grek, për të krijuar destabilitet dhe çoroditur njerëzit. Skenar i pastër me financime nga shërbimet sekrete ballkanike. Nuk është e rastësi që një parti politike del në protestë me zjarr dhe godasin efektivët e policisë.”, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Fatos Mahamutaj, u shpreh se Sali Berisha është “agjent” i rusëve dhe serbëve. Sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike ka dëshmuar me akte konkrete, që është përdorur prej tyre.

“Njeriu i serbëve dhe i rusëve në Shqipëri ka qenë Sali Berisha. Ai është agjent i tyre, e kanë përdorur. Madje i ka sjellë në Shqipëri për t’iu dhënë asetet shqiptare. Sali Berisha nuk i ka shërbyer kombit. Politika greke e ka përdorur liderin e Partisë Demokratike”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!