Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Porto Romano, skenari që kërkon ta pengojë/ Klosi: Lidh Shqipërinë me Europën! Nuk u pranua kurrë të realizohej siç duhej!

schedule21:02 - 12 Mars, 2026

schedule 21:02 - 12 Mars, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, i ftuar në Real Story, komentoi projektin e shumëpërfolur të portit të Porto Romanos duke thënë se projekti i Korridorit 8 nuk u pranua kurrë të realizohej sic duhej në vendin tonë.

Më tej, ai tha se kjo pikë është tepër e rëndësishme për vendin dhe afrimin e tij me Europën.

“Korridori 8 nuk u pranua kurrë të realizohej ashtu siç duhej dhe ka qenë pjesë e bllokimit të gjithanshëm. U bllokua ndërtimi i një porti shumë të rëndësishëm, i cili është një pikë kyçe që afron Shqipërinë me Europën dhe ka ndikim tek miqtë dhe armiqtë tanë.



Sa i përket aeroportit në Europë, ka pasur debate sepse është një pjesë e rëndësishme e rrjetit që ndikon në rajon. Unë kam qenë në atë institucion dhe ka pasur kundërshti nga ata përreth. Ky aeroport do të jetë konkurrues dhe një pikë strategjike me ndikim.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!