Porto Romano, hapet gara/ Canaj: Faktorizimi i Shqipërisë në të gjithë rajonin, lajm i mirë

schedule16:24 - 30 Korrik, 2024

schedule 16:24 - 30 Korrik, 2024

Është hapur gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin.

Diplomati Blerim Canaj në një intervistë në emisionin “Ballkan Update”, në ABC News, u shpreh se kjo tregon se tashmë Shqipëria ka arritur faktorizimin e saj në të gjithë rajonin.

Tregon faktorizimin e Shqipërisë në rajon dhe nuk ka si të mos jetë një lajm i mirë, sigurisht kur edhe shqiptarët e mirëpresin.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Canaj foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, duke u ndalur edhe tek takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike duke thënë se është një takim i thirrur konform të gjitha rregullave.

“Presidentja Osmani ka obligim të thërrasë partitë dhe të diskutojë për zgjedhjet. Por nga ana tjetër veprimet e Kurtit nuk i besoj sepse po të dëshironte që të mbante zgjedhjet do të vepronte ndryshe”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij ka një “këputje”, sa i përket marrëdhënieve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.  Gjithashtu u shpreh se data e zgjedhjeve nuk favorizon asnjë nga palët.

/abcnews.al/