Portieri shënon gol nga goditja e dënimit

schedule23:54 - 6 Shtator, 2018

schedule 23:54 - 6 Shtator, 2018

Një gol i veçantë u shënua në Brazil. Autori i tij ishte portieri Everson, që vendosi t’i ngjante idhullit të tij, ish-portierit Seni.

https://www.youtube.com/watch?v=1piwhaJ1NXI

Ishte njëlloj si idhulli i tij.

Portieri brazilian, Everson, realizoi një gol nga goditja e dënimit, duke përsëritur klasin e ish-gardianit të shquar, Rogerio Seni. Everson shënoi për ekipin e tij, Seara, në ndeshjen e kampionatit brazilian, ndaj Korinthiansit, që përfundoi me fitoren e vendasve 2-1.

Ai mban mbi shpinë numrin 01, ashtu si Seni që tashmë i ka dhënë fund karrierës dhe që ka qenë frymëzimi i tij. Gola të tillë nuk janë të rrallë në Brazil, pasi pikërisht Seni arriti të realizonte plot 131 rrjeta, ndërsa ishte ende futbollist aktiv.

Everson, po ashtu, bëri edhe disa pritje të rëndësishme, duke qenë vendimtar për fitoren e Searës ndaj një ekipi me emër të madh si Korinthiansi. Ai tregoi kështu se është i zoti jo vetëm në sulm, por sidomos në detyrën e tij kryesore, për të mbrojtur portën.

Seara dyfishoi rezultatin me anë të Danilo Fernando Avelarit, ndërsa përballoi reagimin e skuadrës mike. Korinthiansi shkurtoi diferencën me rrjetën e Rozher Rodrigez da Silvës, por nuk mundi të bënte më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!