Porti i Vlorës në “stuhinë” e pandemisë/Kjo verë sezon i dështuar, 80 % më pak lëvizje se 1 vit më parë

schedule21:03 - 31 Gusht, 2020

schedule 21:03 - 31 Gusht, 2020

80 % më pak udhëtar krahasuar me një vit kanë hyrë dhe dalë në portin e Vlorës këtë verë.

Lëvizjet gjatë muajve korrik dhe gusht kanë qenë mjaft të pakta, duke ndikuar negativisht në të ardhurat e portit.

Autoritet portuale, e cilësojnë vitin të dështuar.

“Për muajin gushti porti kishte planifikuar që lëvizjet të ishin më të mëdha. Nga rreth 30, 000 kemi 6100 veta që kanë dalë jashtë. Ndërsa rreth 50 mijë hyrje-daljet që kemi planifikuar janë rreth 10,000 veta”, u shpreh ai.

Referuar hyrjeve dhe daljeve, planifikimi ishte në rreth 50 mijë pasagjerë gjatë muajit gusht,por shifrat nuk shkuan në më shumë se rreth 10 mijë pasagjerë në total, në hyrje dhe dalje.

Shifrat e muajit gusht, por dhe të sezonit tregojnë se ky sezon ishte i dështuar për portin.

Edhe për muajin shtator, apo dhe me tej gjithçka do të varet nga kushtet dhe situata nga COVID- 19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!