Festat e fundvitit konsideroheshin si shpëtim për Portin e Vlorës, por nuk rezultoi i tillë.
Shef i sektorit të përpunimi Festim Skëndaj, tha se statistikisht porti Vlorës ka arritur gjatë 2020 vetëm 50 % të të ardhurave të parashikuara.
“Përderisa jemi pandemi, ne jemi tek 50 % i vitit normal. Kështu që edhe dhjetori po me të njëjtat shifra është mbyllur. Nga 24 nuk pati lëvizje pasi Italia u vendos në karantinë”, tha ai.
Në ditët e parë të janarit, fluksi është i ulët në portin e Vlorës.
“Dje ishte dita e parë dhe kanë ikur 155 pasagjer 30 mjete dhe 26 të mëdha. Sot presim të kemi të njëjtat shifra për shkak edhe të festës. Presim që të kemi të njëjtat lëvizje, pasi në Italia është festë”, u shpreh ai.
Edhe për muajt më tej gjithçka do të varet nga kushtet dhe situata nga COVID- 19.
/abcnews.al/