Porti i ri i Durrësit, Alibeaj: Halli e ka detyruar Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë e skeptikë për projektin fantazmë

schedule11:10 - 19 Nëntor, 2022

schedule 11:10 - 19 Nëntor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë publike letrën që i ka dërguar Komisionit Europian në lidhje me projektin për Portin e Durrësit. Sipas asaj që shpjegon Alibeaj, në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur “me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74).”

Kreu i Grupit të PD-së thotë po ashtu se në vëmendje të BE-së sollën edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria, sipas tij, nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private.
“Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian,” shprehet Alibeaj. /abcnews.al/

ENKELEJD ALIBEAJ NË FACEBOOK

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!