Porti i Durrësit “mollë sherri”, plas sërish mes Berishës dhe Bashës, ish-kreu i PD nxjerr dokumentin: Arsyeja pse non grata shpif

schedule12:20 - 24 Nëntor, 2022

schedule 12:20 - 24 Nëntor, 2022

Marrëveshja për Portin e Durrësit është bërë mollë sherri në politikën shqiptare.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pohuar se ish kreu i PD-së Lulzim Basha është bashkëpunëtor në marrëveshjen mafioze për Portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Basha në Twitter. Ai thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.

Berisha pretendon se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë  në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit.

Basha ka publikuar një dokument, nxjerrë nga QKB, ku evidentohet qartë se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit.


/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!