Porte, aeroporte dhe rrugë: Rama rendit projektet për mandatin e tretë

schedule09:54 - 20 Shkurt, 2021

schedule 09:54 - 20 Shkurt, 2021

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri Edi Rama është pyetur për projektet e mëdha që synon për mandatin e tretë.

Rama ndër të tjera, renditi tre aeroportet, i Vlorës dhe Sarandës dhe Kukësit, ndërsa tha se për këtë të fundit  i ka penguar pandemia.

Gjithashtu, kreu i qeverisë i konsideroi projekte të mëdha, portin e Durrësit dhe Vlorës. Kryeministri theksoi se nuk bëhet fjalë për programe elektorale, por projekte të rëndësishme që do të ndikojnë në ekonominë e vendit.

Lexo edhe: Rama zbulon pse nuk ka viktima në azile, i përgjigjet Metës për personalitetet: Përçojmë mesazh

“Sot jemi në një fazë tjetër. sot kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë bujë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Njerëzit ngatërrojnë stacionin e  autobusit me aeroportin, kur thonë ç’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbut. Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet.

Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati. Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!