Porsche 917K i vitit 1970 i drejtuar nga Steve McQueen në filmin klasik ‘Le Mans’ do të dalë në ankand muajin tjetër dhe mund të arrijë më shumë se 18 milion dollarë.
Nëse shitet me këtë shifër, do të bëhet Porsche më e shtrenjtë ndonjëherë. 917 ishte një nga makinat më të suksesshme të garës së Porsche, duke dominuar garat evropiane dhe Serinë Can-Am të Amerikës së Veriut.
Pronari aktual, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, e bleu atë për gati 4 milion dollarë në 2010, dhe që prej asaj kohe e ka rikthyer makinën në specifikimet e saj origjinale dhe kryesore, të drejtuara nga Gulf, Le Mans coupe, sipas RM Sotheby’s. /abcnews.al