Porositi dy vrasje, flet polici i burgjeve Flamur Bejko: Pse ua dhashë 3 500 euro vëllezërve Beqiraj

schedule10:55 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:55 - 5 Tetor, 2022

Polici i burgjeve në Durrës, Flamur Bejko është përmendur nga vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si porositësi i vrasjes së dy personave për shkak të konflikteve që kishin me të. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcneës.al se Bejko i ka mohuar këto akuza, por ka pranuar se i ka dhënë 3 500 euro borxh njërit prej vëllezërve Beqiraj me argumentin se ai do të bënte disa dokumente për punësim në Greqi.

Ndërkohë, policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin.

Sa i përket ushtararkut Altin Çelami, edhe ai i arrestuar dje, mësohet se nuk ka patur një rol aktiv në grupin kriminal, por u siguronte atyre armë ose magazinonte armët që kishin përdorur.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradë, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Aleksadër Lahos i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut. Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve. /abcnews.al