Shefi i CIA-s në një intervistë të dhënë së fundmi, ku foli për balonat kineze, por edhe për luftën në Ukrainë, bëri me dije se në fillimin e luftës, presidenti rus, Vladimir Putin kishte urdhëruar një task force për të eliminuar Zelenskyn.
Kapiten Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC Neës tha se Zelensky përbën objektiv strategjik dhe sipas tij eliminimi i presidentit të ukrainës do të çorodiste sistemin.
Mucolli: Ai përbën një objektiv strategjik. Ai është komandant i përgjithshëm dhe përbën objekt strategjik.
Do të çorodiste sistemin në Ukrainë. Agresioni si akt i thyerjes të së drejtës ndërkombëtare sfumon çdo gjë tjetër.
Zheji: Supozojmë se kjo forca speciale ia arriti qëllimit për të eliminuar Zelenskyn, çfarë ndodh më pas?
Hide: Do të ishte një botë që ne nuk do të mund ta identifikon dot. Shumë herë më e vështirë se sot.
Kjo do i jepte drejtën shteteve të tjera që janë në konflikt të ekzekutonin liderët e tyre.
Unë mendoj se jemi kushtet e një lloji të ri të dypolaritetit. Nga njëra ana kemi vendet demokratike, dhe nga ana tjetër gjithnjë e më qartë, blloku i shteteve autokratike të udhëhequra nga Kina dhe Rusi. r.t/abcnews.al