Porosi për vrasje, apo tentativë arratisje?/ Pistat ku po hetohet ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit

schedule15:44 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:44 - 15 Dhjetor, 2023

Vrasje me armë në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Këtë të premte (15.12.2023) i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi dhe ka qëlluar me armë zjarri.

I dënuar Arben Lleshi u raportua se ka humbur jetën. Forcat RENEA dhe specialja kanë zbarkuar në burgun e Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti i nisur mund të jetë si pasojë e një tentative arratisjeje, por mbeten edhe dyshimet për një vrasje të porositur.

Sakaq u raportua se arma e zjarrit dyshohet se është futur me dron në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!