Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se i gjithë kombi është duke luftuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai u ka bërë thirrje banorëve të Ukrainës që të mos dorëzohen kurrë.
“Ai mund të ndalë dritat, ai mund të ndalë furnizimet e ngrohjes, mirëpo ai nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas”, ka thënë Poroshenko.
Ai ka qenë president i Ukrainës për pesë vjet, deri kur Volodymyr Zelensky ka fituar shumicën në zgjedhjet e vitit 2019./REL