PORTOGRUARO – Shqiptari Klisman Nikolli, 27 vjeç, është paraqitur para gjyqtarit ditën e djeshme , pasi dyshohet si i përfshirë në vjedhjet e kryera nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli. Nikolli u kap nga karabinierët teksa do të kthehej në Shqipëri, ndërsa fjalët e para që u tha atyre ishin “jam polic”. Burime bëjnë me dije se Nikolli është efektiv në Policinë e Lezhës, ndërsa në muajin nëntor ka qenë me leje vjetore.
Së fundmi mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me 27-vjeçarin dhe aktivitetin e tij kriminal.
“Por, unë jam polic” – Kështu u paraqit, paraditen e 21 tetotorit, Klisman Nikolli, 27 vjeç, para gjyqtarit bashkë me dy të tjerë, pasi akuzohen për bastisjen e grabitje të kryer nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli.
Nikolli u bllokua nga karabinierët e Kompanisë Portogruaro teksa do të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e Bed & Breakfast në San Stino di Livenza, ku ai qëndronte së bashku me bashkatdhetarët Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet tashmë ishin të mbushura. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport. Çuditërisht, karabinierët u gjendën përballë tyre.
AKUZAT
Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Gjatë bastisjeve ka pasur dy vjedhje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë. Të mbrojtur nga avokatet Ilenia Mehilli të Gjykatës së Romës dhe Pasquale Crea të Trevisos, dje kanë shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Gjyqtari hetues Rodolfo Piccin pranoi kërkesën e zv.prokurorit Carmelo Barbaro duke aplikuar për secilin prej të dyshuarve masën e sigurisë në burg, masë kjo e bazuar në rrezikun e arratisjes dhe në indikacionet e rënda që i referohen pesë vjedhjeve nga të cilat një pjesë e mallit, tashmë është rikuperuar. “Do të vlerësojmë dokumentet e hetimit – komentoi avokati Crea – Më pas do të ankimojmë në Gjykatën e Shqyrtimit”.
HETIMET
Banda, sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, vepronte mes orës 17:30 dhe 19:00. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele, kapet një BMVV e dyshimtë, e lidhur me vjedhje të tjera. Pasi u identifikua targa, policia zbulojnë se ajo kishte si “terminus” një “Bed & Breakfast”, ku Nikolli, Bilani dhe Koca ishin regjistruar rregullisht. Nnga San Stino që BMVV lëviz çdo ditë dhe ndalon pikërisht aty ku më pas raportohen vjedhjet. Të tre u ndoqën gjithashtu gjatë një udhëtimi në Lombardi, fillimisht në Opera dhe më pas në Cinisello Balsamo, një vend nga i cili u kthyen me një Ford Mondeo të regjistruar si personazh, por që përdorej nga një i dënuar. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se akomodimi në San Stino ishte rezervuar për një muaj nga një grua italiane nga zona. Të tre duhej të dilnin nga dhoma në fund të nëntorit.
KAPJA
Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandalon vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndjek hajdutët. “Ishin dy prej tyre – do të raportonte ai te karabinierët –. I pashë të hipnin në një Mondeo: në sediljen e shoferit ishte një njeri i tretë». Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin, njofton se qëndrimi do të ndërpritet: të tre po largohen. Pikërisht në atë moment prokurori i Pordenones delegon kërkimin që do të lejojë gjetjen e 119 bizhuterive ari, mes të cilëve dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një zorrë dhe kaçavida. /abcnews.al/