Vebi Mujku nga Instituti per Zhvillimin e Politikave Sociale tha se në Kosovë paga minimale është e ulët ndërkohë që produktet e shportës janë të larta. Më tej, Mujku tha se çmimet e banesave janë tepër të larta dhe se kualiteti i arsimit është i ulët.
“Popullsia në Kosovë ka një tkurrje masive, shumë sektorë po i zëvendësojnë punonjësit me aziatikë. Ka një lëvizje të emigrantëve, Kosova është një vend tranziti por të ardhurit nuk qëndrojnë për shumë gjatë. Në bazë të analizave tona ka dalë se Kosova ka të ardhura më të mëdha se Bangladeshi, por kur vijnë e shohin që nuk janë të ardhura të mjaftueshme.
Politikat sociale e kanë shtyrë vendin në këtë situatë. Në Kosovë nuk ka ndonjë kontroll të çmimeve.
Janë duke bërë përpjekje që të krijojnë kushte për të rritur pagat, tani është paga minimale 350 euro por shporta e konsumit është tepër e lartë. Njëkohësisht në Kosovë janë çmimet e larta të banimit, nuk ka çmim nën 1500 euro ndërsa një vendet periferike janë 800-1000 euro. Kosova është ende i vetëm vend në Europë që nuk ka sigurime shëndetësore dhe shumë qytetarë janë larguar. Ndërkohë kualiteti i arsimit është i ulët, dhe ne duhet të ndikojmë edhe në zhvillimin e sistemit arsimor.” / abcnews.al