Ambasadorja Amerikanë Yuri Kim në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, tha se shqiptarët kanë nevojë për vizion.
Kim theksoi se klima politike, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni mbeten prioritetet kryesore të saj.
“Rritja e mundësive të biznesit është një nga prioritetet e mia në kohën që do të shërbej. Klima politike, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë tri prioritetet që unë kam në Shqipëri.
Secila prej këtyre ndikohet nga korrupsioni. Pra në vend që të caktojmë se i kujt është faji. Populli shqiptar do rezultate dhe jo ofendime. Ata duan vizion”, tha Kim./abcnews.al