Popullariteti i Will Smith bie ndjeshëm pas skandalit në Oscar, çfarë tregojnë sondazhet

schedule10:11 - 24 Gusht, 2022

schedule 10:11 - 24 Gusht, 2022

Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm pasi goditi me shuplakë Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar marsin e kaluar. Në një artikull të Variety duke cituar Q Scores, një metrikë që mat famën e të famshmëve, statistikat tregojnë se perceptimi për aktorin ra pas sulmit ndaj Rock.

Ngjarja ndodhur pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith. Megjithatë, kjo batutë nuk u prit mirë nga aktori pasi Jada vuan me alopecia, sëmundje e cila shkakton rënie të flokëve. Smith më pas doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rock-un.

E fundit: Popullariteti i Will Smith ka rënë ndjeshëm pas shuplakës së Chris Rock në Academy Awards marsin e kaluar, sipas vlerësimeve të Q Scores.  Ai u fotografua në Oscars më 27 Mars pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë

Përpara këtij skandali, Smith përfshihej në top pesëshen ose 10-shen e aktorëve më të vlerësuar pozitivisht, bazuar në sondazhet Q Scores të kryera çdo janar dhe korrik, tha zëvendëspresidenti i Q Scores, Henry Schafer. Ai renditej rregullisht pranë yjeve të njohur si Denzel Washington dhe Tom Hanks.

Diferenca midis numrave nga sondazhet e janarit dhe korrikut të këtij viti tregoi atë që Schafer e përshkroi si ‘një rënie shumë domethënëse dhe të shpejtë’ të pikës pozitive Q të Smith nga 39 në 24, sipas Variety. Gruaja e Smith, Jada Pinkett Smith, gjithashtu mori një goditje në imazhin e saj.

Smith doli në skenë dhe goditi Rockun, më pas u kthye në vendin e tij dhe i bërtiti atij gjatë procesit

Rezulati i saj pozitiv ra nga 13 në 6, ndërsa rezultati i saj negativ shkoi nga 29 në 44. Rënia e popullaritetit të aktorit të famshëm, i cili fitoi po atë natë një çmim Oscar, ka të ngjarë të ketë një ndikim në lidhje me studiot filmike ose reklamuesit që kërkojnë të punojnë me të.

Pas shuplakës, rezultati pozitiv Q i Smith ra nga 39 në 24, ndërsa rezultati i tij negativ Q u rrit nga më pak se 10 në 26.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!