Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar dhe akuzuar policinë për vendosjen e gjobave për parkim të gabuar natën, kur të gjithë janë brenda për shkak të orës policore, ndërsa në mes të ditës “çunat e bashkise” nuk duken, thotë ai. Hoxha shprehet më tej, se në rrugën që ka sjellë pamjet janë gjobitur të gjitha makinat e qytetarëve të thjeshtë, por jo ato të institucioneve.
“Në oren 20:00 fillon ora policore. Populli mbyllet në shtepi. Te vetmit në rruge, jane pastruesit e bashkise, ndonje patrulle policie, ndonje ambulance nga ato të Covid19…Por sapo populli futet në shtepi, qe te mos e gjobise në rruge Policia e Shtetit, gjoba i vjen mbi xhamin e makines nga policet bashkiake të Lalit…
Ky eshte vetem nje segment 100 metra në rrugen “Rrapo Hekali”, në zonen e Kodres se Diellit. Nje zone me dendesi popullsie dhe ndertimesh, si zona e Lumit Jance në Kine. Vertet gjate nates dhe gjate ores policore nuk ka qarkullim, por kjo vlen per qytetaret, jo per policet e bashkise, qe të gjobisin me 30 mije leke në xhamin e makines.
Po thuaj gjate gjithe dites kjo qendron gjysme e bllokuar nga parkimet, por “çunat e bashkise” nuk duken. Popull, 25 prilli eshte afer. Nese harroni faturat e gjobaxhinjve te bashkise, te xhami makines, nuk ua ka kush fajin!!!! Nese i shikoni me vemendje pamjet, të vetmet mjete qe nuk jane gjobitur jane dy mjete me simbole të institucioneve shteterore.
Njera eshte me simbolin e Kontrollit të Larte të Shtetit dhe tjetra e Gardes…“Gjoba të mbara” gjobaxhinj te bashkise…” shkruan Artan Hoxha.