Pompeo: Rusia është armiku ynë

schedule09:27 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 09:27 - 19 Dhjetor, 2020

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka deklaruar se “Rusia është në listën zyrtare të armiqve të SHBA-së, pasi bënë pjesë ndër ato vende që duan të minojnë parimet bazë të jetës edhe demokracisë sonë”.

“Gjatë gjithë kohës pyesin kush është armiku ynë, ne kemi shumë armiq që duan të ndikojnë në mënyrën tonë të jetesës, republikën tonë, parimet tona bazë të demokracisë. Rusia është në listën e vendeve të tilla”, ka thënë Pompeo.

Kjo është një ndër deklaratat më të ashpra kohëve të fundit nga zyrtarët amerikan drejtuar qëndrimeve edhe sjelljes së Rusisë.

“Rusia përbën rrezik për të gjithë ata që e duan lirinë” tha ai, megjithëse Kina përbën kërcënim më të madh për Amerikën sesa Rusia”.

Pompeo gjithashtu ka deklaruar se Rusia është përgjegjëse për të gjitha sulmet kibernetike ndaj kompanive apo qeverisë amerikane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!