Pompeo në Indi për bisedime mbi “kërcënimet” e Kinës

schedule12:48 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:48 - 26 Tetor, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në vijikm të vizitave të tij në vendet aziatike, këtë të hënë ka mbërritur në Nju Delhi.

Mediat vendase bëjnë em dije se në këtë vizitë diskutimet e Pompeos do të përqendrohen në “kërcënimet” e paraqitura nga Kina.

Pompeo gjithashtu gajtë qëndrimit të tij në Indi do të do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, pas një rritjeje të tensioneve midis Indisë dhe Kinës.

Dy demokracitë më të mëdha në botë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në inteligjencës gjeo-hapësinore, duke hapur rrugën që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë teknologji të sofistikuar të raketave.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili është pjesë e delegacionit amerikan, do të diskutojë gjithashtu mënyra për të rritur bashkëpunimin midis forcave ushtarake të të dy vendeve.

Nga India, Pompeo do të shkojë në Shri Lankë, Maldive dhe Indonezi. Këto vende kanë një rol kryesor në trafikun detar të Oqeanit Indian, ku Kina ka interesat e saj.

Sekretari i Shtetit tha përpara udhëtimit se takimet e tij “do të përfshinin diskutime se si kombet e lira mund të punojnë së bashku për të penguar kërcënimet e paraqitura nga Partia Komuniste Kineze“.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!