Pompeo: Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë

schedule10:36 - 16 Maj, 2022

schedule 10:36 - 16 Maj, 2022

Ish-sekretari amerikan i Shtetit mbajti fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ai tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë.

Sipas zyrtarit, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia, duke kujtuar se ai ka nshërbyer edhe në maxhorancë edhe në opozitë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Secili nga kombet tona ka kaluar plot gjatë këtyre 100 ditëve. Pavarësisht se ambasadorja jone punon tani për Biden dhe pse është emëruar nga Trump,  por përkushtimi vazhdon.

Baker më takoi dhe po më fliste për disa gjëra që kemi arritur dhe më kujton momentin kur erdhi në Shqipëri. E përshkroi si moment të veçantë. Ai e dinte që diçka historike ndodhi në atë moment. Atëherë isha ushtar i ri. Ne përfituam shumë nga kjo marrëdhënie gjatë kohës sime. Unë kisha vetëm 1 mijë ditë në detyrë por, pashë që dy vendet tona kanë punuar përkrah NATO-s.

Unë kam shërbyer si ushtar dhe e dija që do vinte një kohë që do të ishte e rëndësishme të ishim të aftë.

Kjo marrëdhënie e fortë e krijuar në kohë të ndryshme, me Shqipërinë është e veçantë. Tani po e shohim në Ukrainë, shohim që duhet edhe pas luftës të ndihmojmë që Ukraina të ringrihet. Ne do punojmë së bashku. Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po kaq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, nuk ka rëndësi, duhet vullnet për të mbrojtur demokracinë tonë. Faleminderit që punoni përkrah SHBA-së. Më bëni një ftesë kur të kemi 125-vjetorin”, tha ai.