Pompeo: Kazakistani duhet t’i bëjë presion Kinës për situatën në Xinjiang

schedule12:47 - 2 Shkurt, 2020

schedule 12:47 - 2 Shkurt, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës në Nur-Sultan, në kryeqytetin e Kazakistanit, ka bërë thirrje që të bashkohen Uashingtonit që të kërkojnë nga Kina të respektojë të drejtat e pakicave myslimane në rajonin Xinjiang.

Gjatë qëndrimit të tij në Kazakistan, Pompeo është takuar me ministrin e Jashtëm kazak, Mukhtar Tileuberdi, ku kanë biseduar për gjendjen e më shumë se një milion myslimanëve ujgurë dhe kazakëve etnikë, që Partia Komuniste kineze ka ndaluar në Xinjiang, që gjendet përtej kufirit me Kazakistanin.

Kina është partnerja kryesore për vendet e Azisë Qendrore dhe mediat e kontrolluara nga shteti në Kazakistan, në përgjithësi kanë shmangur raportimet për qendrat e internimit në Xinjiang.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen me ne duke kërkuar që kjo shtypje të marrë fund menjëherë. Ne kërkojmë që ata të sigurojnë strehim të sigurt dhe azil për ata që kërkojnë të ikin nga Kina. Mbroni dinjitetin njerëzor, thjesht bëni atë që është e drejtë”, ka thënë Pompeo.

Nga ana tjetër Tleuberdi, qeveria e së cilit deri më tani nuk ka kritikuar Kinën për situatën në Xinjiang, nuk komentoi lidhur me këtë çështje, por foli për bashkëpunimin ekonomik dhe atë të fushës së sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!