Pompeo akuza Europës: Nuk ndihmoi në sulmin ndaj gjeneralit iranian

schedule13:09 - 5 Janar, 2020

schedule 13:09 - 5 Janar, 2020

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo kritikoi vendet europiane se nuk kishin ndihmuar aspak për sa i përket vendimit për të ndërmarrë sulmin e armatosur me dron ku mbeti i vrarë gjenerali Iranian Kasem Sulejmani.

Në një intervistë për “Fox New” ai u shpreh se britanikët, francezët dhe gjermanët duhet të kuptojnë se ajo që amerikanët bënë, shpëtoi jetë dhe në Europë kjo ishte një gjë e mirë për të gjithë botën, theksoi ai.

Vrasja e Sulejmanit, kreut të forcave elitare ushtarake iraniane, ishte akti më i diskutueshëm i ndërmarrë nga ushtria amerikane në Lindjen e Mesme që nga koha kur Xhorxh Bush nisi fushatën ushtarake të 2003-shit në Irak për të ndaluar Sadam Husein.

Vrasja e tij ndodhi në momentin që presidenti amerikan Trump synonte të ushtronte më shumë presion ndaj Iranit nëpërmjet sanksioneve ekonomike, për të ndaluar programin bërthamor Iranian. Ndërsa Teherani vazhdonte me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.

Duke sulmuar pikërisht Sulejmanin, Trump paralajmëroi Iranin se durimi i tij ka mbaruar.

Duke theksuar se nuk mund të jepte shumë detaje për këtë temë Pompeo u shpreh se populli amerikan duhet të jetë i bindur se vendimi i kreut të shtëpisë së bardhë ka shpëtuar shumë jetë amerikane.

Pompeo tha se orët e fundit ka qenë vazhdimisht në kontakt me partnerët në rajon për të biseduar rreth asaj që duhet të ndodhë, dhe të gjithë ishin treguar fantastikë. Por sipas tij europianët nuk ishin treguar aq ndihmues sa kishte shpresuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!