Polonia zgjat kufizimet e Covid deri në 18 Prill

schedule12:15 - 7 Prill, 2021

schedule 12:15 - 7 Prill, 2021

Polonia do të zgjasë kufizimet e saj kundër Covid-19 deri në 18 Prill, sipas një deklaratë të  Ministrit të Shëndetësisë Adam Niedzielski, ndërsa sistemi shëndetësor po lufton për të përballuar një valë të tretë të infeksioneve.

Kopshtet, qendrat tregtare, hotelet, kinematë dhe teatrot do të qëndrojnë të mbyllura.

Niedzielski gjithashtu tha se rreth 90% e rasteve në Poloni ishin varianti B.1.1.7 i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendi regjistroi 14,910 raste duke çuar numrin e përgjithshëm  të rasteve në 2,471,617   dhe 638 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 55,703 që nga fillimi pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!