Varshava ka thirrur ambasadorin e Moskës për të kërkuar shpjegime në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore polake që ndodhi gjatë sulmit rus me një raketë lundrimi të lëshuar në Ukrainë.
Këtë e raporton agjencia polake e lajmeve PAP, duke cituar zëvendësministrin e Jashtëm Andrzej Szejna. Veprime të mëtejshme nga pala polake do të ndërmerren bazuar në informacionin e dhënë nga ambasadori.
Raketa lundruese e lëshuar nga Rusia ishte në territorin polak për 39 sekonda, tha Szejna për Polsat TV, duke shtuar se raketa do të ishte rrëzuar nëse shkelja e hapësirës ajrore do të ishte më e gjatë./abcnews.al